Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Byrek me lakra dhe me vezë

    Share
    avatar
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë

    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 23
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Byrek me lakra dhe me vezë

    Post by Dynamit on Tue Jan 12, 2010 1:26 pm

    Përmbajtja për 8-10 persona: - 1 kg lakra, - 1 tufë qepë të njoma, - 2 tufa kopër dhe majdanoz, - 1 lugë gjelle sheqer, - 1 ligë glikoje kanellë, - pak arrë moskat, - kripë sa duhet, - 3 kokrra vezë, - 150 gr. djathë (peta), - 150 ml qumësht, - 300 gr. gjalpë, - 10-12 petë bakllavaje.

    Mënyra e gatimit: Para së gjithash qërojmë dhe pastrojmë mirë lakrat, duke i hequr rrënjët dhe fletët e verdha që mund të kenë. Nxjerrim zemrat (fletët e qendrës më të njoma), i ngrijmë hollë dhe i vëmë mënjanë. Pastaj grijmë hollë dhe pjesën tjetër, e vendosim në një tas të thellë, i hedhim kripën, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t'i dalë uji që ka. Grijmë koprën dhe majdanozin e i përziejmë me lakrën e shtrydhur. Njëherësh përziejmë me të edhe zemrat që kishim vënë mënjanë.

    Vëmë në zjarr një tenxhere të përshtatshme me 100-125 gr. gjalpë, hedhim në të qepët e njoma të grira hollë, i kaurdisim këto derisa pjesët e bardha të tyre të fillojnë të skuqen. Hedhim në këtë tenxhere edhe gjithë lakrat e tjera, i trazojmë mirë, u hedhim kripën e duhur, sheqerin, arrën moskat dhe kanellën e thërrmuar; e mbulojmë tenxheren me kapakun e saj dhe i lëmë lakrat të ziejnë me ngadalë për afro një orë, duke i përzier herë pas here, derisa të thithin tërë lëngun e tyre; pastaj i zbrazim në një tas dhe i lëmë që të ftohen pak.

    I hedhim qumështin, vezët dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe i përziejmë mirë të gjitha. Pastaj marrim një tepsi të përshtatshme (duke llogaritur se byreku do të ketë një trashësi afro dy gisht) në të cilën shtrojmë gjysmat e petëve duke i lyer këto me gjalpë të shkrirë dhe mbi to shtrojmë barishtet e përgatitura si më sipër. Si të shtrojmë lakrat, vendosim mbi to pjesën tjetër të petëve, duke i lyer edhe këto me gjalpë. E shënojmë me majën e thikës në formë bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim për 3 çerek ore në furrë.

      Current date/time is Thu Dec 14, 2017 9:51 am