Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Hadithe të zgjedhura....

    Share
    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:36 am

    Hadithe të zgjedhura....

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..!

    Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s..
    Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time).

    Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!

    Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit, sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s.
    Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar!
    Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy.
    Disa hadithe lidhur me pastërtin:


    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:“Kur të zgjohet dikush nga ju nga gjumi le të pastrojë duart e tij tre herë para se t’i fusë duart në enë, ngse nuk e di ku e kanë kalurë natën duart e tij”(mutefekun alejhi).

    Transmeton ebu hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Mos të urinoj dikush nga ju në ujin e palëvizshëm që nuk rrjedhë e pastaj të pastrohet në të” (mutefekun alejhi).
    Ndërsa në transmetim tjetër: “ mos të pastrohet dikush nga ju në ujin e palëvizshëm duke qenë xhunub”

    Transmeton ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërgauari i allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse miza bie në enën e ndonjërit nga ju le ta fundose, pastaj le ta nxjerrë sepse në njërën anë të krahut ka shërimin ndërsa në tjetërn ka smundjen” (transmeton Buhariu).

    Shpjegim:
    Në këto hadithe ka disa norma që kanë të bëjnë me ujin dhe rregulla me të cilat muslimani duhet të veprojë me to për ta ruajtur pastërtin e ujit.

    Dobitë:

    -Ndalimi i futjes së dorës në enë pas zgjuarjes nga gjumi dhe para larjes së duarve tri herë.

    -Ndalesa e urinimit në ujin e palëvizshëm ose pastrimi nga papastërtia (pas mardhënjeve intime) në të.

    -Pastërtia e mizës dhe nuk e bënë të papastërt ujin në të cilin ka rënë.

    Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
    -Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
    e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
    -Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

    Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
    O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet:
    -PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira...
    Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë:

    "E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
    ‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."

    Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
    "Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:

    ‘Çka është besimi (imani)?’

    ’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).


    ’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.

    ‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.

    ‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.

    ‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.


    ‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.

    Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    ‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’

    Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:

    "Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).

    Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:

    ’Kthejeni atë!’

    Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    ’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."


    Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."
    Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b. Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:

    "O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’

    Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur:

    ‘Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e vështirë e Shpalljes, e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’

    Aishah r.a. është shprehur kështu:
    ’E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në ditët shumë të ftohta dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin ende e kishte qull me djersë’."




    Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë:


    "Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.


    I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’

    ’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).

    ’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’

    ’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha:

    "Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3).

    Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’
    Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh.sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte verbuar.
    Hatixheja i tha (Verekës):
    ‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’
    Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
    ‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’
    Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:
    ‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’
    ‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
    ‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’
    Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.
    Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi)

    Vazhdon ne postin e rradhes


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:37 am

    Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans*me*ton Tirmidhiu dhe të tjerët)

    Trans*me*tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla*hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon*sideronim prej ga*bimeve (mëkat*eve) më të mëdha”. (Buhariu)
    Pejgamber alejhi selam ka thanë:

    "Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."


    Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë:

    "Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij."


    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte:

    “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë.
    Pra, e kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t'i largojmë prej saj dhe t'i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej asaj që e kundërshton sunnetin. Nga Aisheja r.anha thuhet: “Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pej*gam*be*ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Ja pra ky sikur ta kishte emërtuar (me bismil-lah) do t’u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij)”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)


    Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush*qimit, por Pej*gam*be*ri s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”. (Muttefekun alejhi)

    Safvan bin Assal r.a. tre*gon: “Një çifut i thotë shokut të vet: Eja me mua te ky Pej*gam*ber, dhe shkuam ke i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa trans*me*tuesi pasi e ka përmendur hadi*thin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pej*gam*be*rit s.a.v.s. dhe thanë: dësh*mojmë se ti je i Dër*guari i All-llahut”. (Tirmidhiu dhe të tje*rët me sened të vërtetë)
    Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:

    "Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar."



    15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas një senedi tjetër): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

    "Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia përgjithësisht".



    Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu Zinadi, këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

    "Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."
    Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani:

    "Pasi Uthmani mori abdest, tha:

    ‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:

    ’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
    Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e sipas një vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Muhammed b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b. Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:

    "Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe pyeti:


    ‘Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’

    Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të pranishëm aty) thanë se Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai, por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të tjerë thanë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare.

    Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:

    ‘Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’

    ‘Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini.

    ‘Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj.

    ‘Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër.

    ‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."


    Haadithi nr.59 te Sahih´ ul ´Buhari
    Ebu Hurejre transmetoi se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Ju ka ardhur juve Ramazani, muaj i bekuar. Allahu e ka bërë detyrë për ju agjërimin e tij. Në të hapen dyert e Xhenetit, dyert e Xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që pengohet nga e mira e saj, atëherë ai është privuar."


    Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi)


    . Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson". (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:38 am

    Hadhithe mbi rendesien e selamit.

    I dërguari ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj vëllait të tij janë pesë: kthimi i selamit, thënia e fjalës ‘Allahu të mëshiroftë’ ndaj atij që teshtin e thotë ’falënderimi i qoftë Allahut’, përgjigjja ndaj ftesës, vizita e të sëmurit dhe përcjellja e kufomës’. Shënon Muslimi.

    Është uaxhib (obligim) i atij që i jepet selam ta kthejë, duke zbatuar urdhrin e të dërguarit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ku Ebu Seid el Huderi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kini kujdes nga të ndenjurit nëpër rrugë!” Të pranishmit i thanë: “O i dërguar i Allahut, janë momente që patjetër duhet sikur bisedojmë në to.” Atëherë u tha: “Atëherë, jepini të drejtën e saj!’ E cila është e drejta e saj, o i dërguar i Allahut? – e pyetën. Ulja e shikimit, largimi i të këqijave, kthimi i selamit dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, -u tha. Shënon Buhariu dhe Muslimi.


    Fatkeqësitë e pastrojnë besimtarin nga mëkatet

    Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:39 am

    Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu është i bukur dhe e don bukurinë kurse mendjedhamësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi)

    Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “nuk është i fuqishëm ai që ka fuqi trupore, i fuqishëm është ai që frenon veten kur zemërohet” (Buhariu dhe Muslimi)


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:42 am

    Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi)

    Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Robi që pluros këmbët e tij në rrugen e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!”

    ''O njerëz,mos e dëshironi përleshjen me armikun,por luteni All-llahun për shëndet!E kur të përlesheni me armikun,atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se Xhenneti është nën hijen e shaptave''.Pastaj Pejgamberi,paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të ,tha:''O Zoti im,që je Shpallës i Librit,Lëvizës i reve dhe Mundës i aleatëve,mundi ata dhe na ndihmo neve ndaj tyre!''


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:44 am

    HADITHE

    1.Ai qe do te jetoj prej jush pas meje ka per te pare mosmarrveshje,kundershtime te medha,ndaj permbajuni sunnetit tim,dhe sunnetit te prijesve te drejt dhe te udhezuar.

    2.Kapuni pas xhemmatit dhe keni kujdes,percarjen se shejtani eshte me afer,nje te vetmuari dhe ai eshte me larg nda dy persona.Kush kerkon xhennetin le ti permbahet xhematit.

    3.Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a percillet se I Derguari I ALlahut s.a.v.s ka thene: E cuditshme eshte ceshtja e besimtarit.Ceshtja e tij eshte krejt mire per te dhe nuk eshte e till per askend tjeter.Nese besimtarin e godet gezimi,ai e falenderon Allahun xh.sh,e kjo I sjell dobi kurse nese e godet e keqja ,ai ben durim adaj edhe kjo I sjell dobi. (Muslimi).

    4.Mjafton per nje person qe te jet genjeshtar,ajo te cilen e tregon vetem qe ta ket ndegjuar.

    5. Nga |Ebu Hurejre r.a percillet se i Derduari I Allahut s.a.v.s ka thene: ALlahu I Madherishem thot: Shperblimi I robit tim besimtar kur te ja merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,ai ben durim, per te duke llogaritur shperblim,eshte xhenneti.(Buhariu)

    6.Nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre r.a percilelt se Pejgamberi a.s ka thene: Cka do qe e godet muslimanin,qoft lodhje pikellim,brenge,hidherim,mundim,nga semundje e fatkeqsi,mandje edhe te shpuarit e therres me cilen do prej ketyre.Allahu ja shlyen mekatet e tij.( Muttefekun alejhi).

    7.Nga Ebu Hurejre r.a percillet se Muhammedi a.s ka thene:Kujt deshiron Allahu ti jep te mira,do te sprovohet nga Ai (ne trup,ne pasuri apo ne dashuri).

    8.Po mos te ishin jahudit nuk do te ishte prishur mishu ,dhe sikur most ishte Hava ,kurr gruaja nuk do te kishe genjy burrin e saj (Buhariu)

    9.Me te dalluarit prej tyre ne xhahiljet do te jene me te dadhuarit ne Islam nese vetedijesohen (e provojne Islamin ) .(Muttefekun Alejhi )

    10.Vertete kjo bote eshte e embel dhe terheqese dhe vertete Allahu juve net e ju ka be zevendes ,Ai ju veshtron si veproni ,andaj ruajni grave ,sepse vertete fitneja e pare e beni isrlaileve pershkak te grave (Muslim ).


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:46 am

    Prej Ebu Hurejres r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Ndani ushqimin(të varfërve)-Përshëndetni njëri tjetrin me selam-Mbani kontakte të mira me farefisin tuaj-Falni namaz natën kur njerëzit flejnë-Do të hyni në Xhennet të sigurt duke mos u frikësuar dhe do tju përshëndesin Melekët me selam.

    Nga Ebu Hurejre r.a. trensmetohet se pejgamberi a.s ka thënë:
    -Kush beson All-llahun dhe Ditën e gjykimit,le ta nderojë mysafirin
    -Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit,le të mbajë lidhje të mira me farfisin.
    -Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit le të thotë fjalë të dobishme ose le të heshtë.


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:47 am

    Ky hadith eshte marr nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)


    Me titull 'el-vabilu-Saj-jib'

    Thot Ibn Kajimi (r.a)
    Na kete hadith madheshtor me pozit te loart qe duhet qdo musliman ta mesoj permendesh.

    Do ta permendi te terin per shkok te perfitimit qe nxjerrim nga ky hadith dhe per dobit qe krijesat kan nga ky hadith....

    Ky eshte Hadithi i seid Ibn Musej-jibit nga AbduRrahman Ibn Semurah ibn Xhundub i cili thot.

    Doli nje dite prej diteve Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i suffes ne medin.U ngrit ne kembe dhe tha:'Me te vertet une mbram e pash nje enderr te habitshme.

    (1) Pash nje person nga Umeti (populli) im te cilit iu prezantua Meleku i vdekjes per tia marr shpirtin,por i erdhi (ndiham)atij miresjellja e tij ndaj prinderve dhe elargpj Melekun e vdekjes prej tij...
    (2) Pash nje person nga Umeti im qe ishte perfshir nga denimi i Varrit..E i erdhi atij (ndihma)Abdesi qe ai kishtemarr dhe e shpetoj ate nga ai denim...
    (3)Pash nje person nga Umeti im qe e friksoin shejtanet..E i erdh atij (ndihma) Permendja e Allahut dhe i largoi shejtanet prej tij....
    (4)Pash njer person nga Umeti im qe e frikesonin Melaiket e Denimit..Ei erdhi atij (ndihma) namazi i tij dhe e shpetoi nga duart e tyre......
    (5)Pash nje person nga Umeti im qe e kishte perveluar.. Sa her qe bante ti afrohej ndonje pellgu me uje...largohej prej tij e u pengonete..E i erdhi atij (ndihma) Agjerimi i Ramazanit qe ai kishte bere dhe e gostitin me uje sa qe ai e shuan etjen qe e kishte kapluar......
    (6) Pash nje person nga Umeti im e i pash Pejgamberet ulur neper grupe (mexhlise),sabante tu afrohej ky person ndonje mexhlisi prej ketyre mexhliseve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (ndihma) atij Gusuli(pastrimi) i marr nga Xhunubllaku(papastertia) e marrin per dore dhe e ulin pran meje mexhlisin tim...
    (7) Pash nje person nga Umeti im qe perpara tij ishte erresira prapa tij ishte erresira nga e djathta e tij ishte erresir nga e majta e tij ishte erresir siper tij erresir e poshtij erresir.E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte te levizte)nga te ikte..E i vjen (ndihma) Atij Haxhilleku e Umreja qe ai kishte kryer dhe e nxjerrin ate prej errsires ne drite...
    (8)pash nje person nga Umeti im qe me duart e tij i ruhej flakeve te zjarrit e prushit..E i vjen (ndihma)atij Sadakaja(lemosha) e dhene e behet penges midis tij e zjarrit dhe bahet mbulesa mbi koken e tij....
    (9) Pash nje person nga Umeti im qe i fliste besimtarve e ata nuk i flisnin atij..E i vjen (ndiham) atij Lidhja farefisit (akrabalaku) e i thot besimtarve:O besimtar ky njeri ishte qe e ka lidhur farefisin e tij me vizita te ngrohta ..E i flasin ati Besimtaret dhe e takojn e ai i takon ata......
    (10) Pash nje person nga Umeti im qe e friksonin Zebanijet(melaiket e zjarrit),E i erdh (ndihma) atij Urdherimi per te mir e ndalimi nga e keqja qe ai kishte bere ne dynja..dhe e vendosin tek Melaiket e meshires....
    (11) Pash nje person ngo Umeti im te gjunjezuar,Midis tij e Zotit Kishte pengesa.E i vjen (ndihma) atij Morali i mir, e merr per dore dhe fut ne audiencen e Allahut...
    (12) pash ne person nga Umeti im qe kur i zbret libir i vjen nga ana e majt e tij..E i vjen (ndihma) atij frikesimi i tij nga Allahu dhe e marre Librin dhe e vendos nga ana e djath e tij...
    (13) Pash nje person nga Umeti im te cilit iu paksua peshorja e puneve te mira..E i vijn atij(ndihma)femijet(pasardhesit e tij)qe ai i kishte edukuar mir(si duhet) dhe ja rendojn peshoren e tij...
    (14)Pash nje person nga Umeti im qe qendronte ne kembe buz zjarrit te xhehenemit..E i vjen (ndihma) atij pejetimi i Frikes se Allahut(dridhjet e zemres se tij)..DHe e shpetojn ate nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugen perne Parajs...
    (15) Pash njer person nga Umeti im te hidhet ne zjarr..E i vjen atij (ndihma) Loti qe e kishte derdhur nga Frika prej Allahut dhe e shpeton ate nga Zjarri....
    (16) Pash njer person nga Umeti im qe ishte ne kembe ne Uren e Siratit , e dridhej si gjethe e palmes nga stuhija e fort.. E i vjen atij (ndihma)Mendimi i mir qe ai ka pasur per Allahun dhe i qetson dridhjet, e ai vazhdon ne qesi rruges per ne gjenet ...
    (17) Pash njer person nga Umeti im qe zvarritej mbi Uren e Siratit...nganjher ecte ne kembe e nganjeher binte nganjeher ecte kemba dorazi e nganjeher kacavirrej...E i vjen atij (ndihma) Salavatet qe ai ka rene mbi mua , dhe e qojne (ketuse spo muj me kuptu qka po shenon)A"ojA ne kembe te drejtuar dhe shpetojne ate....
    (18) Pash nje person nga Umeti im ad arrin deri tek portat e XHenetit.. e dyert e saj i mbyllen pa lene ate te futet ne xhenet...E i vjen atij (ndihma)deshmija 'La ilahe il-la Allah' Nuk ka Zot te vertet perveq Allahut (Nuk ka Zot qe meriton te adhurohet perveq Allahut) dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet...



    E transmeton kete hadith hafiz Ebu Musa el-Medenij-j ne librin e tij 'Tergib fa hisalel munxhij-jeh ve terhib minelhilal el-merdij-jeh' e libri i tij e kandertuar ne baz te shpjegimit te ketij Hadithi e ka thene per kete Hadith...'Ky Hadith eshte Hasen xhiden..(Shum i mir) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jib ,Amr ibn Azer,Alij ibn Zejd ibn Xhud'an dhe Hilal ebu Xhebeleh....

    Ka qene Shejhu Islamit ibn Tejmij-jeh (Allahu e mshiroft) qe e Madheshtonte shume kete Hadith e me ka ardhur mua prej tij se ai ka Thane Argumentet e vertetsis jane te dukshme pere kete Hdith.

    Kaq ishte ajo qe thot Ibn Kajim per kete Hadith ..\

    Ishte kan Mir me msu Hadithin Permendesh InshaAllah...


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:47 am

    11.Njeriu me I mire eshte ai qe jeton gjate dhe ben vepra te mira.

    12.”Mos I pergjani jehudeve ! Ata nuk luten as me papuqe as me meste .”
    Mos I pergjani jehudeve dhe krishtereve !Ata nuk ngjesin kane.

    13.Ne diten e gjykimit njerzit do te ringjadhen te zbathur , te zhveshur dhe te pa ber sunet. Ajsha I tha: O I Derguari I Allahut A meshkujt dhe veprat bashke,te shikojm en njeri tjetrin ?Tha pejgamberi a.s.:Oj Ajshe gjendja do te jete shume me e veshtire se sa ti preokupoj nje gje e tille .

    14.Shembulli I pese namazeve eshte si shembulli I nje lumi qe rrjedh shume para deres se ndonjerit prej jush net e cilin pastrohet cdo dite nga pese here .

    15.Secili nga ju xhenneti eshte me afert se sa lidhesja e mbatheses se tij e poashtu edhe xhehennemi.

    16.Cili mekat eshte me I madh se mos rrespektimi I urdhnave te Allahut dhe te drejtave te Tij, dhenja perparsi urdherave dhe te drejtave te tjeter kujt para urdherave dhe te drejtave te Tij!?

    17.Nuk do te hyj ne xhennet ai qe ne zemren e tij ka nje therrmi mendjemadhesi.(muslimi)

    18.I gjihte ummeti im do te hyje ne xhenent perveq atij qe rrefuzon.Kush me nenshtrohet do te hyj ne xhenent,kush nuk me nenshtrohet ai ka rrefuzuar.(buhari)

    19.Allahu krenohet ne namazin me xhemat.

    20.Tre persona jan nen mbrojtjen e Allahut: njeriu I cili eshte nisur ne njeren nga xhemit,njeriu I cili eshte nisur si luftar ne rrug te ALlahut,dhe njeriu qe eshte nisur per ne haxh.(sahihul xhami)


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:48 am

    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: " Kush ia largon besimtarit nje brenge nga brengat e kesaj bote, All-llahu nga ai do ta largoje nje brenge nga brengat e dites se Gjykimit. Kush ia lehteson atij I cili eshte ne veshtiresi. All-llahu atij do t'ia lehtesoje ne kete dhe ne boten tjeter. Kush ia mbulon ( nje te mete ) muslimanit, All-llahu atij do t'ia mbuloje ne kete dhe ne bote tjeter. All-llahu do t'i ndihmoje robit, derisa ai t'I ndihmoje vellait te vet. Kush ndjek rrugen qe ne te te kerkoje dituri, All-llahu do t'ia lehtesoje atij rrugen deri ne xhennet. Asnjehere nuk do te tuboheni ne nje shtepi te Zotit nje grup njerzish qe te lexojne Kur'an dhe qe ta studiojne ate e qe mbi ta te mos zbrese qetesia dhe t'I mbuloje meshira, t'I rrethojne engjijt, dhe qe All-llahu mos t'I permendinder te zgjedhurit e Tij. Kend e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradoje prejardhja e tij."


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:50 am

    Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk hyn në Xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësie. Një njeri tha: ndonjëri dëshiron që rrobet e tij dhe këpucët e tij të jenë të bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu është i bukur dhe e don bukurinë kurse mendjedhamësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” (Muslimi)


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:53 am

    Hadithe

    hadith 1
    "Mua më është falë të më pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur në botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti më i lumtur i imi është kur lidhem në namaz."


    hadith 2
    "All-llahu me Hatixhen nuk më dha grua më të vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk më besonte, ajo më besoi. Kur njerëzit iknin prej meje, ajo më ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua më fali fëmijë, jo me gratë tjera por me të."

    hadithi 3
    "Mos ua ndaloni grave, që janë robër të All-llahut, të vijnë në xhamia!"

    hadithi 4
    "(O ju gra), mos u parfumoni kur të shkoni në xhami. Ajo që parfumohet të mos hyjë në xhami."

    hadithi 5
    "Umeri një ditë kërkoi leje të hyjë tek i Dërguari i All-llahut. Tek ai ishin gratë kurejshite. Me të flitnin me zë të lartë dhe pyesnin për shumë gjëra. Kur e dëgjuan zërin e ‘Umerit, u ngritën dhe të shqetësuara filluan të fshihen.
    I Dërguari i All-llahut i dha leje ‘Umerit të hyjë brenda dhe u qesh ndërsa ‘Umeri iu drejtua:
    "O i Dërguar i Zotit, si të bëri All-llahu të qeshesh?". Pejgamberi a.s. u përgjegj: "U habita me këto gra. Rrinin para meje. Kur e dëgjuan zërin tënd, shpejtuan të fshihen." E ‘Umeri r.a. vazhdoi: O i Dërguar i Zotit, ti meriton më tepër që para teje të jenë më të rezervuara, tha, dhe duke u kthyer nga ato, shtoi me nervozitet: "O ju armiq të vetevetes, prej meje po frikësoheni ndërsa nga i Dërguari a.s. nuk kini fare frikë. E ato thanë: Ti, në krahasim me të Dërguarin e Zotit je shumë i rreptë.
    Lidhur me këtë Pejgamberi a.s. tha: "Betohem në Zotin që mban në dorë shpirtin tim. Shejtani duke shkuar rrugës së vet, lakon rrugën (kur e takon ‘Umerin) dhe shkon në rrugë tjetër."


    marr nga libri Gruaja ne islam


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 12:58 am

    Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azib r. anhuma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd, thuaj: 'O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova kah Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar'. Nëse vdesish atë natë, do të vdesish me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi”. (Muttefekun alejhi)

    Në një transmetim tjetër të dy sahihëve thuhet: “Më ka thënë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lartë”. Pastaj tha: “Bëri këto fjalët të fundit që i thua (para gjumit)!”


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 1:01 am

    I Dërguari SalAll-llahu Alejhi ue Selam ka thën:


    ''Shehidi të Zoti i tij ka shtatë shërblime:Në pikën e parë të gjakut (që i del) i falen të gjithë mëkatet,e sheh vendin e tij në Xhennet,do të jetë i mbrojtur nga sprova e varrit,sigurohet nga firka e madhe në Ditën e Gjykimit,i vendohet atij një kurorë e qetësisë,një gurë i së cilës është më i vlefshëm se kjo botë dhe cka ka në te,martohet me 72 hyri (bukuroshe)si dhe do i mundësohet të ndërmejtëson për 70-të njerëz të afërm''.Hadithin e shënon Tirmidhiu dhe thötë se është hasen sahih.


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 1:05 am

    Omer ibn Hatabi ka thene per Irakun kete fjali e kam marre nga nje forum arab i vllaznive dhe e ka perkthy vellau Ebu_Shehid ajo fjali eshte sic vijon:

    -Emiri i besimtarëve Omer ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë : ”Iraku është kafkë e arabëve,thesarë i burrërisë,
    përmbajtës i krahinave dhe shtiza e Allahut në tokë,ja pra binduni se shtiza e Allahut nuk thyhet".



    Perktheu : Ebu_Shehid


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu



    avatar
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster

    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by MBerisha on Mon Jul 13, 2009 1:12 am

    Transmetohet nga Hasan ibn Ebi el-Hasan se ishte një njeri në kohën e të dërguarit alejhi selam (kishte shum pasuri dhe erdhi te i dërguari alejhi selam) dhe i tha: O i dërguari i Allahut më trego për një vepër me të cilën i arrij muxhahidat në rrugë të Allahut I tha: Sa është Pasuria jote? Tha: Gjashtë mijë dinarë E i tha:Nëse shpenzon apo harxhon çdo gjë në adhurim (respekt) të Allahut nuk do të arrish as sa të pluhosurit e nalleve te muxhahidit në rrug te Allahut Dhe erdhi një njeri dhe tha: O i dërguari i Allahut më trego për një vepër me të cilën i arrij muxhahidat në rrugë të Allahut I tha: Sikur të falesh tërë natën dhe të agjërosh ditën nuk do të arrish as gjumin e Muxhahidit në rrugë të Allahut. (Kitab es-Sunnen, Kitab el-Xhihad)


    _________________




    Eshhedeu en la ilahe il lallah ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu




    Sponsored content

    Re: Hadithe të zgjedhura....

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Mon Aug 21, 2017 9:47 am